27,11,2024

Përurohet njësia për prodhimin e ëmbëlsirave në Ferizaj

Must Read

Përkrahja për biznesin e ri lokal me bazë prodhimi është fokusi i qeverisjes lokale. I tillë ishte edhe projekti për mundësimin e vetëpunësimit të rinisë dhe grupeve të margjinalizuara në viset rurale, përkrahur nga Komuna e Ferizajt dhe “Bread for the Word” nga Gjermania që rezultoi me hapjen e njësisë për prodhimin e ëmbëlsira në Nikadin të Ferizajt.

Shkurte Topalli Beqiri është përfituese nga ky projekt. Ajo e gëzuar për investimin që përfitoi, me ç’rast u krijua mundësia për punësimin e disa qytetarëve ferizajas, tha se nisma të tilla janë përkrahje direkte për gruan, ekonominë familjare e zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë. E motivuar për punë, me pajisjet donacion nga ky projekt, ajo tha se synon ta zgjeroj në të ardhmen e afërt biznesin e saj dhe kështu të ndikoj në rritjen e mirëqenies për të punësuarit në këtë njësi.

Mbështetësit e kësaj nisme, drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Pylltarisë në Ferizaj, Burim Bajrami tha se kjo nismë është mirëplanifikuar dhe Komuna e Ferizajt bashkë me donatorët ka orientuar investimet në ngritjen e bizneseve të reja, me bazë prodhimi, që pavarëson punonjësit në këtë njësi, ndihmon drejtpërdrejt rritjen e ekonomisë familjare dhe krijon shembullin e investimit në mikrobiznese profitabile për dhjetëra qytetarë.

Në anën tjetër, në përurimin e kësaj njësie, mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv i IADK-së, Zenel Bunjaku, bashkëimplementues të këtij projekti, i cili u shpreh falënderues për bashkëpunimin e ngushtë me Komunën e Ferizajt në sipërmarrje të tilla, e për të cilat u zotua se do të vijojnë edhe në të ardhmen.
Me koktejin e përgatitur enkas për këtë ngjarje, u mbyll përurimi i kësaj njësie për prodhimin e ëmbëlsirave në fshatin Nikadin të Ferizajt.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Për tre vjet KRM “Pastërtia” në Ferizaj kursen mbi 600 mijë euro nga rritja e të hyrave

Kompania Rajonale e Mbeturinave “Pastërtia” në Ferizaj gjatë viteve të fundit ka përmirësuar gjendjen financiare derisa ka kursyer nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img