26,11,2024

Përurohet biblioteka në shkollën fillore”MIC SOKOLI” në Slivovë

Must Read

Ferizaj. 11 nëntor 2016.  Këtë të premte  pas një pune të palodhshme , shkolla fillore “Mic Sokoli” në Slivovë arriti të hapë bibliotekën e sajë.

Me iniciativën e nxënësve Vanesa Sadriu, së bashku me Miranda Kadriu dhe shumë atyre vullnetarëve që kontribuuan kjo u arrit që të bëhet realitet.

Këtë iniciativë e ka vlerësuar lartë edhe drejtori i shkollës  Azem Xhemajli dhe ka falënderuar të gjithë për këtë këtë veprim.

”Jam i lumtur që prej sot shkolla jonë ka një bibliotekë me afro 1000 libra. Falënderoi të gjithë ata që kontribuuan. Unë si drejtor i kësaj shkolle ftoi nxënësit që  të lexojnë sa më shumë, sepse leximi është rruga drejt dijes”  ka thënë  drejtori i kësaj shkolle Azem Xhemajli.

Ndërsa nxënësja, njëherit inciatorja e këtij aksioni, Vanesa Sadriu, shprehet se është shumë e kënaqur me rezultatet dhe gatishmërinë e të gjithëve për të përkrahur këtë iniciativë.

” Unë jam shumë e kënaqur që sot u bë edhe hapja solemne e kësaj biblioteke. Falënderoj të gjithë ata që na ndihmuan në grumbullimin e librave, autorë librash, dashamirë të librit, miq, familjarë e në veçanti klubin RinOn dhe zyrtarin për  rini Agon Zhinipotoku”  tha Vanesa Sadriu

”Për mua ishte nder të jem përkrahës dhe kontribuues i kësaj iniciative të mrekullueshme dhe të qëlluar. Shpresojë që numri librave të rritet në vazhdimësi” ka thënë  zyrtari Agon Zhinipotoku.

14997268_212339219176738_2018455747_n 14996533_212339209176739_823899001_n 15057913_212339189176741_68466041_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

30 gra udhëheqëse të agrobizneseve përfitojnë 300 mijë euro grante

Drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë, Burim Bajrami mori pjesë sot në tryezën tematike "Mundësitë e grave në sektorin bujqësor,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img