19,06,2025

Personi që u lajmërua si i zhdukur, u gjetë pa shenja jete në Sojevë të Ferizajt

Must Read


Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes vik tima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .
Vëmendje, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img