28,12,2024

Personat me aftësi të kufizuara të diskriminuar në Komunën e Ferizajt

Must Read

Prej kur janë bartur kompetencat nga niveli qendror në atë lokal në vitin 2014 personat me aftësi të kufizuara të diskriminuar në Komunën e Ferizajt.

Sot, gjatë seancës së Kuvendit të Komunës së Ferizajt, përveç disa pikave të tjera të rëndësishme për qytetarët e komunës së Ferizajt,u diskutua edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019.

Diskutimi im ishte për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, kategori kjo që nuk po përkrahet aq sa duhet nga institucionet komunale. Përveç atyre që u thanë e që pajtohem plotësisht me kolegët e mi nga grupi parlamentar i PDK-së, në këtë kornizë nuk shihet që është ndarë buxhet për kategorinë e personave me aftësi të kufizuar, përveç rregullimit të shtigjeve për personat me aftësi të kufizuar dhe rregullimit të tualeteve.Unë mendoj se kjo kategori duhet të jetë prioritet për institucionet komunale.

Një vizitë që kemi pasur në SHFMU”Gjon Serreçi”, dhe takimit me fëmijët me aftësi të kufizuar, jemi informuar se ata fëmijë shpesh nuk e ndjekin mësimin për shkak të prishjes së shpeshtë të mjetit të transportit, dhe se nuk është ndarë buxhet për këto kategori që kur janë bartur kompetencat nga niveli qëndror në atë lokal në vitin 2014.

D.m.th. nuk është zbatuar ligji për realizimin e nevojave dhe kërkesave që ju takojnë edhe duke u bazuar në ligjet e aplikueshme të Republikës së Kosovës që janë obligim dhe përgjegjësi e drejtpërdrejt e institucioneve komunale.

Ndërkohë, Shoqata Hendikos Ferizaj, më është drejtuar me një rekomandim, të cilin isha e obliguar ta paraqes para anëtarëve të kuvendit:

Rekomandim : Grupi parlamentar i PDK-së, rekomandon strukurat udhëheqëse, respektivisht ekzekutivin e Komunës së Ferizajt që në rastin e hartimit të draft kornizës afatmesme buxhetore 2017-2019 për Komunën e Ferizajt në kuadër të shtyllës së dytë e cila konsiderohen të jenë bazament i zhvillimit social (Përmirësimi i shëndetësisë dhe mirqenjes së qytetarëve) të parasheh dhe të planifikoj në veqanti si kategori e veqantë buxhetore ofrimin e shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuar në komunën e Ferizajt , shërbime të cilat deri më tani janë ofruar vetem nga organizata të ndryshme jo-qeveritare dhe që njëherit me ligjet e aplikueshme në Republikën e Kosovës janë obligim dhe përgjegjesi e drejtpërdrejte e institucioneve komunale .

Vlen të theksohet se gjendja sociale dhe shëndetësore e personave me aftësi të kufizuar është shumë e rëndë , kur kësaj i shtohet edhe mungesa e pajisjes së tyre me mjete të ndryshme ortopedike , sanitare dhe higjenike sa vjen dhe rëndohet edhe më shumë gjendja e tyre .

Andaj është moment i fundit që institucionet të kthejnë kokën dhe të mendojnë seriozisht për hallet dhe brengat e kësaj kategorie shumë të margjinalizuar shoqërore duke futur në planifikimet e tyre buxhetore plotësimin e nevojave dhe kërkesave te tyre.

Prandaj, në bazë të këtij rekomandimi, kërkova dhe do të vazhdoj të bëjë përpjekje që të përkrahën propozimet e paraqitura, të cilat janë në funksion të avancimit të shërbimit për këto kategori.

Me respekt: Kristina Gashi- Bytyçi Anëtare e Kuvendit te Komunës dhe anëtare e KPF-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img