Lajme

Përshkallëzohet tensioni në qiell, avioni rus 15 metra larg atij amerikan

By FerizajPress

April 18, 2016

Një avion luftarak rus “kreu manovra të çrregullta dhe agresive” teksa fluturoi vetëm 15 metra larg një avioni të Forcave Ajrore amerikane, sikurse mësohet.

Incidenti ndodhi mbi Detin Baltik gjatë një fluturimi rutinë në hapësirën ajrore ndërkombëtare të enjten, sikurse ka bërë të ditur komanda amerikane në Europë.

Avionit maerikan iu “afruar një avion rus SU-27 në një mënyrë të rrezikshme dhe joprofesionale”, tha për CNN Danny Hernandez, një zëdhënës i Komandës.

“Veprimet e pasigurta dhe joprofesionale e një piloti të vetëm kanë fuqinë që t’i përshkallëzojnë tensionet në mënyrë të panevojshme mes dy vendeve”, tha ai.