25,12,2024

Përparim Behluli, fitues i çmimit Gursel Sylejmani

Must Read


Ferizaj.16.02.2018
. Në galerinë e arteve në Ferizaj, sonte u hap ekspozita kolektive kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës. Ky aktivitet u mbajt nën patronatin e kryetarit të Komunës së Ferizajt, Agim Aliu.

Ekspozitën në fjale e ka vlerësuar tejet lart nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati. Ai tha se kjo ekspozite tashmë është tradicionale, e cila organizohet që nga viti 2008 dhe po mbahet sot e 10 vite me radhe.

“Në këto 10 vite kemi kaluar nëpër shumë sfida, suksese, gëzime dhe dëshpërime, mirëpo të gjithë së bashku punuar për suksese të shumta”, është shprehur nënkryetari Naim Ferati.

Ndërsa hapjen zyrtare të kësaj ekspozite e bëri drejtoresha e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Ferizaj, Xhemile Murati-Shabani. Ajo me këtë rast ka theksuar se hapja e kësaj ekspozite është një ngjarje tejet e rëndësishme që po bëhet në prag të shënimit të 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ndërkaq, Pranvera Sylejmani e bija e dëshmorit Gursel Sylejmani, ka falënderuar të gjithë artistët që me punimet e tyre kanë kontribuar që kjo ekspozitë te jetë e një niveli të kënaqshëm.

E nga ana tjetër Përparim Behluli fitues i çmimit “Gursel Sylejmani”, është shprehur tejet mirënjohës ndaj të gjithë atyre që përzgjidhen punimin e tij dhe nderuan me emrin e dëshmorit “Gursel Sylejmani”.

Fituesi i çmimit ka fituar një shumë monetare prej 700 eurove. Në këtë ekspozite të nominuar për këtë çmim ishin edhe Buron Kaceli si dhe Agron Bytyqi, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në këtë ekspozitë janë nderuar më mirënjohje.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img