28,11,2025

Përmbaruesi privat i merr 2 milionë euro nga Drejtoria e Infrastrukturës

Must Read

Ferizaj.20.02.2018. Komuna e Ferizajt deri në fund të vitit është e obliguar t’i paguajë 41 milionë euro borxhe të trashëguara nga qeverisja e kaluar, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ndërkohë vetëm në infrastrukturë kohët fundit përmbaruesi privat ia ka marrë mbi 2 milionë euro, derisa kompanitë private tashmë i kanë finalizuar projektet e tyre në infrastrukturën rrugore.

Në këtë komunë gjatë periudhës së fundit janë grumbulluar rreth 10 milionë euro borxhe nga faturat e kompanive private, për zhavorrim të rrugëve, për ndriçim publik dhe dhjetëra projekte të tjera pa ndonjë mbulesë financiare.

Arbër Bytyçi, drejtor i Infrastrukturës i Ferizajt, ka njoftuar se nga pesë milionë e 200 mijë euro sa është buxheti i kësaj drejtorie për vitin 2018, 2 milionë euro tashmë ia ka marrë përmbaruesi privat, derisa kompanitë e ndryshme kanë finalizuar projektet e tyre rrugore. (më gjerësisht në “Koha Ditore”)

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizajasi Leard Sadriu drejt hapit të madh në karrierë, arrin marrëveshje me skuadrën gjermane

Leard Sadriu pritet të largohet nga futbolli rumun vetëm pas gjashtë muajsh qëndrimi te FC Arges, duke qenë gati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img