Sot gjatë mesditës ka ndodhur një përleshje mes dy të miturve në një shkollë në Kaçanik.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se një nxënës 16 vjeçar e ka therur me thikë një tjetër nxënës të moshës 17 vjeçar.
I lënduari është dërguar në QMF në Kaçanik, për të cilin rasti është cilësuar “lëndim i lehtë trupor”.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore.
“Rreth ores 11:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në QMF në Kaçanik nje nxënës i një shkolle në Kaçanik kishte kerkuar ndihme mjeksore. Në lidhje me këtë policia e Kaçanikut ka dalë në vendin e ngjarejs . Nga hetimet e para dyshohet se personi me inicialet B.B (M/K) 16 vjeçar nxënës, është arrestusr me dyshimin se ka lënduar (therrur) me thikë personin tjetër me inicialet A.M (M/K) 17 vjeçar edhe ky nxënës. Me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje për 24 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar “Lëndim i lehtë trupor”, tha Veseli.