Më 10.04.2026 rreth orës 23:40 në rrugën “Ahmet Kaçiku”, në Ferizaj është pranuar informatë për një përleshje fizike në një kafiterinë, në qendrën tregtare “The Village” në Ferizaj.
Njësia reaguese ka kontaktuar viktimën M.Sh.K., i cili ka deklaruar se pas një mosmarrëveshje verbale është sulmuar fizikisht nga katër persona të dyshuar, dy prej të cilëve i njeh.
Viktima është dërguar në Emergjencën e Ferizajt ku ka pranuar tretman mjekësor.
Pas intervistimit të viktimës është kontaktuar prokurori kujdestar, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit “Lëndim i lehtë trupor”, ndërsa identifikimi dhe intervistimi i të dyshuarve mbetet në procedurë. Rasti i është referuar hetimeve të stacionit për veprime të mëtutjeshme.

