Lajme

Përleshje e migrantëve me policinë, qindra të lënduar (Foto)

By FerizajPress

April 11, 2016

Refugjatët janë përleshur me policinë e Maqedonisë, mbrëmë vonë, pasi ata nuk ishin lejuar ta shkatërrojnë barrikadën me tela ndërmjet ndërmjet Maqedonisë dhe Greqisë, njofton Radio Evropa e Lirë (REL).

Raportohet se policia ka përdorë gaz lotjsellës dhe plumba gome për t’i kthyer prapa migrantët, që ishin përgjigjur me hedhje gurësh kundër policisë.

Organizata Mjekët pa Kufij tha se vullnetarët mjekësorë në terren u dhanë ndihmë mjekësore afro 300 vetëve, pasi kishin probleme me frymëmarrje nga gazi lotsjellës dhe lëndimet nga plumbat e gomës.

Së paku 6 të lënduar janë në spital.

Policia e Maqedonisë tha se 23 policë janë lënduar, prej tyre 5 me lëndime serioze.

Kjo dhunë u bë në vendkalimin kufitar Idomeni, ku më se 11 mijë refugjatë janë të vendosur në kamp në pjesën e kufirit grek.