Reshjet e pandërprera të cilat kanë filluar që nga mbrëmë në territorin e komunës së Ferizajt nuk ka të raportuar ndonjë raste t të vërshimeve apo të ndonjë rreziku eventual.
Pjesa e fshatrave të cilat zakonisht pas çdo të reshure ishte nën ujë kësaj radhe nuk është e rrezikuar nga vërshimet dhe gjendja në këtë pjesë paraqitet normale.
Për këtë edhe zyrtari për emergjenca Ismajl Mehmeti me ekipin e tij sot ishte në terren për të përcjellë gjendjen dhe për të evidentuar zonat eventualisht të rrezikuara.
“Ishim kryesisht në zonat të cilat deri më tani kanë qenë problematike dhe janë përballë me vërshime. Pjesa e fshatrave Tërrn dhe Bablak zakonisht kanë qenë të rrezikuara edhe nga reshjet më të vogla. Falë punës që është duke u bërë në hapjen e kanaleve të cilat qojnë ujërat deri në lumin Sitnicë, në këtë pjesë nuk kemi ndonjë rrezik për momentin. Nëse të reshurat vazhdojnë me këtë intensitet nuk presim ndonjë rrezik” ka thënë Mehmeti
Mehmeti tha se në hapjen e kanalit i cili lidhë pjesën më të rrezikuar të këtyre fshatrave me pjesën e komunës së Lipjani është duke u punuar intensivisht dhe pritet që brenda dy ditësh të përfundoi.
“Me përfundimin e hapjes së kanalit do të jemi një ndër komunat që këto situate do ti kalojmë shumë më lehtë dhe pa ndonjë rrezik. Natyrisht këtu bëhet fjalë për reshjet e zakonshme pasi në raste te reshjeve enorme edhe shtetet më të zhvilluara mund të përballen me këto probleme” tha Mehmeti
Sipas zyrtarit për emergjenca përveç inspektimeve në teren ku nuk është vërejtur ndonjë gjendje emergjente as nga qytetarët nuk ka pasur ndonjë thirrje eventuale për vërshime.