E ftuara e kësaj jave në “Talk” të KTV-së, Sevi Hasani, ndër të tjera, tregoi që profesorët e Universitetit Westminster, ku ajo ka diplomuar, janë të shoqërueshëm me studentët dhe nuk e kanë problem nëse qëndrojnë edhe jashtë orarit të punës.
“Për çdo pakënaqësi, ke mundësi të ulesh dhe të bashkëbisedosh me profesorët, të shqyrtosh testin apo ndonjë dilemë lidhur me studimet”, ka thënë Hasani.
Diplomimi në Westminster ishte vetëm një pjesë e rrugëtimit të ferizajases. Pas Londrës ajo zhvendoset në Zvicër dhe fillon të kërkojë punë për drejtimin në të cilën kishte studiuar.
“Stoxx”, një kompani globale në ofrimin e indekseve, ishte puna që Hasani do ta tregonte veten. Edhe pse në mungesë përvoje refuzohet, ajo insiston që të paktën t’i japin një rast dhe ta intervistojnë.
Se çfarë provokime i bënë gjatë intervistës së punës dhe se si arriti t’i kaloj testet, kuptojeni përmes linkut në vazhdim.
Hasani, përkundër përgatitjes për testin pranues në Universitetin e Prishtinës në drejtimin Ekonomik, nuk është pranuar, ani pse ishte ndër më të mirat në fushën e matematikës.
Por ajo nuk është dorëzuar. Me ndihmën e prindërve dhe familjarëve në vitin 2011 regjistron drejtimin Ekonomi/Biznes në Universitetin Westminster, Londër, të cilin e mbaron me sukses pikërisht pas 3 vjetëve studimi në mesin e 30 studentëve më të mirë.
Hasani shprehet se “ishte fat në fatkeqësi” sepse asnjëherë nuk e kishte menduar që rrugët e jetës do ta dërgonin pikërisht në Londër.
Në pyetjen se a është e përballueshme kosto e studimeve për plotë 3 vjet, Hasani është përgjigjur: “pa ndihmën e familjes nuk do t’ia dilja e vetme, mirëpo edhe kam punuar punë të ndryshme për t’i përballuar shpenzimet dhe kam jetuar jetë studentore, pa luks”.
Ndiqeni rrugëtimin e saj të plotë në linkun në vazhdim.