29,04,2024

Përkujtohet sakrifica sublime e dëshmorëve

Must Read

Qytetarë të shumtë, përfaqësues institucional, politik, e të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së kanë bërë sot homazhe dhe kanë vendosur buqeta lulesh në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së, në shenjë respekti dhe përkujtimi për të gjitha ata që kontribuuan në lirinë e Kosovës.

Më këtë rast, familjarë të dëshmorëve kanë uruar që në këtë 9 vjetor të pavarësisë së shtetit të Kosovës, të mbisundoi uniteti dhe solidaritet pa dallim. Xhemajl Rexhepi, babai i dëshmorit Arsim Rexhepi, ka thënë se kjo ditë reflekton për të arriturat dhe sfidat, duke porositur njëherësh që të punohet më shumë në forcimin e shtetit.

Në anën tjetër kryetari i Ferizajt, Muharrem Svarqa, e ka vlerësuar sakrificën sublime të dëshmorëve duke thënë se kjo që po ndodhë sot në ditën e pavarësisë së Kosovës, po bëhet me shumë elemente dalluese që tregon për një rritje të vetëdijes atdhetare dhe që reflektohet përmes vetëdijes nderuese, përkujtuese dhe përulëse ndaj dëshmorëve të kombit, të cilët për lirinë tonë sakrifikuan jetën e tyre.

“Vetëm të bashkuar duke hequr sindromin e të mëdhenjve dhe të fuqishmëve, ne mund të ecim përpara në këtë rrugë, e cila është një ardhme që po ndodh sot dhe që do të duhej të ndodhte sot, për shkak se akoma për fat të keq jemi një popull i vogël që nuk na lejohet që të veprojmë si të ndarë” ka thënë Svarqa, për të shtuar se “luftërat politike nuk mund t’i shndërrojmë në kauza për luftimin e të ardhmes së fëmijëve tanë”.

Tutje Svarqa, ka shtuar se konsolidimi i pushtetit me institucione për shtetin dhe në dobi të qytetarëve po tregojnë se mund të ecim sigurt drejt ardhmërisë integruese sepse perspektiva është në bashkëpunim me faktorët ndërkombëtare që ishin përcaktues për fitoren tonë.

“Prandaj ky mobilizim i qytetarëve për të shënuar me dinjitet festën e pavarësisë tregon për një bazë të shënosh kombëtarë dhe për një siguri të lartë që ne dimë të bëjmë shtet dhe të punojmë për shtet. Do të punojmë për një qeverisje me duar të pastra pa korrupcion dhe një qeverisje e cila synim 24 orësh e ka qytetarin e vetë dhe që ne e kemi edhe synim edhe obligim” ka thënë Svarqa.
Pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në nderim të tët rënëve në altarin e lirisë e ka vlerësuar edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve(SHFD), Gafurr Bytyqi. Ai ndër tjerash ka thënë se shteti dhe institucionet janë të shenjëta dhe se për këtë u flijuan edhe dëshmorët.

Manifestimet kushtuar Ditës së Pavarësisë së Kosovës gjatë ditës do të vazhdojnë me aktivitete të ndryshme kulturo-artistike.

16649118_1436731596361659_8887973054012811321_n 16807178_1436731586361660_2443053961350170588_n 16730349_1436731409695011_3342695100943680536_n 16806830_1436731339695018_6892883592819677144_n 16649118_1436731596361659_8887973054012811321_n 16683805_1436731683028317_6966990931146355580_n

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img