11,09,2025

Përkujtohet komandant Bardhi

Must Read

Kaçanik, 14 Maj 2019 – Në 20 vjetorin e rënies është përkujtuar Heroi i Kosovës, komandanti i Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi – komandant Bardhi.

Me rastin e 20-vjetorit të rënies së komandantit të Brigadës 162 “Agim Bajrami”, Qamil Ilazi, Komandant Bardhi, është mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar veprën e tij.

Me këtë rast u tha se roli i komandant Bardhit ishte shumë i rëndësishëm për çlirimin e Kosovës.

Pjesë e kësaj akademie ishin dhe dy krerët institucional, ku thanë se lufta e UÇK-së ishte luftë e pastër për çlirim, ndërsa përsëriten se dënimi i gjenocidit serb është i domosdoshëm.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, u shpreh se komandant Bardhi është njëri ndër personalitetet më të shquara të UÇK-së, që sipas tij pa të dhe të tjerët realiteti i lirisë së Kosovës nuk do të arrihej.

“Realiteti i lirisë së Kosovës kurrë nuk do të arrihej pa gjakun dhe sakrificat e djemve dhe vajzave të Kosovës. Këtë realitet nuk do të kishim pa Qamilin dhe bashkëluftëtarët të tij”, tha presidenti Thaçi.

Ndërsa, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli tha se Qamil Ilazi për tre dekada i kishte kushtuar veprës së tij për Kosovën.

Duke folur në Akademinë përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të rënies heroike të Qamil Ilazit – Komandant Bardhit në Kaçanik, Kryeparlamentari Veseli tha se populli i Kosovës ka bërë luftë të drejtë dhe çlirimtare ndaj okupatorit serb, i cili vrau e masakroi mijëra qytetarë të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli tha se janë disa personalitete të cilat në jetën dhe veprimtarinë e tyre pasqyrojnë gjithë fatin historik të kombit të tyre. Një personalitet i tillë, tha Veseli, ishte Qamil Ilazi, komandant Bardhi.

Ai tha se 30 vjet aktivitet në shërbim të vendin, flasin më se miri për një personalitet që e dinte se cilës kohë i përkiste, e dinte se çfarë kërkonte koha dhe atdheu prej tij.

“Qamil Ilazi, me guxim e vendosmëri, iu përgjigj kohës dhe atdheut, si njeri i lapsit dhe i pushkës. Në historinë e popullit tonë lapsi dhe pushka gjithmonë kanë shkuar bashkë. Qamil Ilazi me veprimtarinë dhe luftën e tij është shëmbëlltyrë e kësaj vlere të popullit tonë”.

“Është shëmbëlltyrë e luftës tonë të drejtë, luftës të pastër, luftës tonë për liri e dinjitet kombëtar. Kjo luftë dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës, duke i sjellë lirinë një populli të robëruar me shekuj, i ka bërë një shërbim të madh njerëzimit: e ka bërë më të drejtën botën”, theksoi Veseli.

Ai shtoi se sot, të gjithë ata që kishim nderin të jenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, qëndrojnë krenarë dhe ballëhapur para çdo kujt.

Para Akademisë përkujtimore, Kryeparlamentari Veseli vendosi lule dhe bëri homazhe edhe tek shtatorja e Qamil Ilazit në Kaçanik.

“Qamil Ilazi është shembull i vlerës së kombit tonë, luftës së drejt e të pastër të Kosovës. Lufta e UÇK-së është luftë e pastër për çlirim, ndërsa gjenocidi serb është vepër e tyre që njëherë e mirë do të japim përgjegjësi. Gjykata për krimet e tyre është e domosdoshme dhe e pashmangshme”, tha ai.

Nënkryetari i komunës së Kaçanikut, Ylber Bajra, tha se Komandant Bardhi ishte personaliteti i duhur për t’u bërë simbol i luftës në Kaçanik dhe më gjerë, pasi siç tha ai gjithmonë ishte në ballë të betejave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img