Ferizaj

Përkujtohet dr.Vezir Bajrami

By FerizajPress

April 22, 2016

Shtime (Mollopolc), 22 prill 2016 – Me rastin e dhjetëvjetorit të vdekjes tragjike të ish-nënkryetarit të Kuvendit Komunal të Shtimes, dr. Vezir Bajrami, u bënë homazhe dhe u vendosën kurora me lule te varri ku pushon veterani i Luftës së UÇK-së në Mollopolc. Në përkujtimin e dr. Vezirit kanë marrë pjesë, përveç familjarëve, edhe kryetari i Komunës, z. Naim Ismajli, nënkryetari z. Fatmir Rashiti, kryesuesi i Kuvendit, z. Rrahman Jakupi, përfaqësuesit e institucioneve të komunës, qytetarët e fshatit Reçak dhe qytetarë tjerë. Janë bërë homazhe dhe janë vendosur buqeta me lule edhe te varri i Aziz Xhelilit, në Shtime, i cili të njëjtën ditë (22. 4. 2006) pat humbur jetën tragjikisht.