22,12,2025

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Sali Berisha

Must Read

 

Ferizaj.13.07.2018. Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i shoqëruar edhe nga bashkëpunëtorët e tij, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve si dhe përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, bënë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së dëshmorit Sali Berisha.

Me këtë rast, i pari i Ferizajt, Agim Aliu tha se gjaku i Dëshmorëve të Kombit, është themeli i Pavarësisë së Kosovës dhe vepra e tyre udhërrëfyes për gjeneratën e shtet ndërtimit.

Edhe Kryetar i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Gafurr Bytyqi, ka vlerësuar lartë kontributin e Dëshmorit të Kombit, Sali Berisha, duke cilësuar veprën e tij si të pavdekshme.

Ndërkaq familjarët tashmë dhembjen e tyre e kanë shndërruar në krenari. Ata kanë falënderuar edhe të gjithë pjesëmarrësit në homazhe duke theksuar se me homazhe po e lehtësojnë edhe dhimbjen e tyre.

Më tutje, familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të tjerë institucional vendosën kurora lulesh tek lapidari në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Këto vende të Ferizajt do të mbesin pa rrymë nesër (e Hënë, 22.12.2025)

KEDS ka njoftuar se disa zona në Ferizaj do të mbesin pa energji elektrike nesër, për shkak të punimeve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img