20,11,2024

Përkujtohet dëshmori i kombit Enver Topalli

Must Read

Me një manifestim të organizuar sot në fshatin Greme miq e familjarë kanë përkujtuar sot dëshmorin e kombit Enver Topalli i cili ra heroikisht në burgun e Dubravës më 19 maj të vitit 1999.

Me këtë rast u shënua edhe dita e shkollës së fshatit Greme e cila mban me krenari emrin e dëshmorit Enver Topalli. Bashkëfshatarët e arsimtaret e shkollës në fjalimet e tyre porositën brezat e rinjë , nxënësit e kësaj shkolle se liria është arritur me shumë gjak e mund andaj duhet të mos i harrojnë dëshmorët për asnjë çast.

Me këtë rast nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, ka folur për jetën dhe veprën e dëshmorit Enver Topalli, ndërsa theksoi se vepra e Enverit është njëra ndër veprat më të mëdha që ka dhanë për lirinë e Kosovës.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur kryetari i organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Rafiz Sejdiu. Ai më këtë rast ka thënë se të rënët gjithnjë duhet të kujtohen për veprën e tyre të lavdishme.

Edhe udhëheqës të shkollës thanë se me shumë dashuri e pietet po mundohen të nderojnë figurat e ndritura të kombit që dhanë shumë për atdheun. Drejtori i kësaj shkolle Jeton Ahmeti ka përmendur se edhe shkolla e fshatit Greme në lagjen Omuraj si vatër diturie po bën një punë të mirë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Ndërsa të pranishmit në emër të familjes së dëshmorit Enver Topalli, i ka përshëndetur Albulena Topalli.

Në fund u shfaq edhe një program i pasur kulturo-artistik i përgatitur nga nxënësit e kësaj shkolle.

  

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img