13,09,2025

Përkujtohet Dëshmori i Kombit, Abdiselam Ahmeti

Must Read

Dhjetëra qytetarë, familjarë të dëshmorëve, drejtues politik në nivelin lokal, përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shoqatave të dala nga lufta morën pjesë në homazhet në nderim të jetës, veprës dhe sakrificës së Dëshmorit të Kombit, Abdiselam Ahmeti në 20 vjetorin e rënies së tij heroike.

Kurora lulesh, përkulje dhe nderim në varrezat e Dëshmorëve të Kombit të UÇK-së në Ferizaj bënë Kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi, shoqëruar edhe nga kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, Gafurr Bytyçi, përfaqësues të OVL-UÇK-së në Ferizaj dhe përfaqësues të pushtetit lokal.

“Sot nderuam jetën dhe veprën e Abdiselam Ahmeti, Dëshmorit të Kombit, i cili bashkë me dëshmorët e tjerë dhanë më të shtrenjtën, jetën e tyre, që me gjakun dhe sakrificën e tyre mundësuan që ne sot të frymojmë lirshëm në vendin tonë.
Lavdi Dëshmorit të Kombit Abdiselam Ahmeti, Lavdi të gjithë Dëshmorëve që u flijuan në altarin e Lirisë!” tha kryesuesja e Kuvendit të Komunës, Kristina Gashi Bytyçi.

Përkujtimi për Dëshmorin e Kombit, Abdiselam Ahmeti përveç në varrezat e Dëshmorëve në Ferizaj, vijoi edhe në fshatin Dremjak në vendi ku ra heroikisht dëshmori Abdiselam Ahmeti.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Në fshatin Stubëll të Poshtme u vendos gurthemel i kompleksit memorial kushtuar heroit të Kosovës, Rexhep Bislimi

Nën patronatin e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe në bashkëpunim me familjet e dëshmorëve dhe organizatat...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img