Ferizaj.01.maj.2016 – Këtë të diele në Ferizaj, familjarë, bashkëluftëtar dhe qytetar kanë bërë homazhe tek varri i dëshmorit të kombit Abdiselam A.Ahmeti nga Gremja e Ferizajt.
Në ditën e rënies së dëshmorit Abdiselam A.Ahmeti tek varrezat e dëshmorëve janë bërë homazhe dhe janë vendosur kurora lulesh.
Babai i dëshmorit, Aziz Ahmeti ka falënderuar të gjithë ata që kishin ardhur të nderojnë dëshmorin.
“Lavdi u qoftë të gjithë këtyre trimave të cilët dhanë jetën për atdhe.Të lumtë këta që zgjodhën këtë rrugë dhe u flijuan për Liri, e të cilët nuk do ti harron asnjëherë Kosova dhe populli” tha Aziz Ahmeti, babai i dëshmorit.
Kujtim nga koha e daljes së Abdiselimt t’i bashkwngjitej UÇK-së evokoi edhe bashkëluftëtari Sali Aliu.
”Ishte shumë i ri kur erdhi në shtëpinë time dhe kërkoi që ti bashkëngjitej Ushtrisë Çlirimtare. Aty e pyeta se a e dinë familja për këtë vendim të tij.Po, me lejen e nënës dhe babait jam këtu më tha Abdiselami.Nga aty jemi nisur për në Jezerc. Ishte një ushtar i zgjuar dhe i urtë.Por fati deshi që ai të bie në altarin e Lirisë” tha Sali Aliu, bashkëluftëtar i Abdiselamit.
“Kur terrori serb morri përmasa të mëdha djemtë më të mirë të kombit rrokën armët që ne të jetojmë sot të lirë” tha Saqip Rexhepi, nga shoqata e familjeve të dëshmorëve dhe baba i dëshmorit Besim Rexhepi.