Në njëvjetorin e humbjes së arkitektit të njohur ferizajas, Mustaf Zariqi, në sallën e Kuvendit të komunës së Ferizajt u mbajt një mbledhje komemorative në kujtim të punës, jetës dhe veprës së tij.
Në këtë takim përkujtimor morën pjesë familjarë, kolegë të punës nga Drejtoria e Urbanizmit në Ferizaj, shokë të shkollës nga ish Gjimnazi Matematikor në Prishtinë, shokë nga fakulteti dhe shokë e qytetarë të shumtë që e njohën Mastaf Zariqin.
Për punën dhe kontributin e Zariqit në urbanizmin e Ferizajt foli ish drejtori i Urbanizmit dhe nënkryetari aktual i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu.
“Mustaf Zariqi ishte shtylla kryesore e drejtorisë së Urbanizmit, ku pak projekte të urbanizmit të Ferizajt ka që nuk është kontributi i tij. Ishte njeri bashkëpunëtor, i drejtë dhe profesionist i përkushtuar” tha në mes tjerash Aliu.
Në këtë përkujtim morën pjesë kolegët e shumtë nga komuna e Ferizajt dhe një numër i madh të ish shokëve të Zariqit, që nga shkolla e meame dhe fakulteti.
Në emër të shokëve të fakultetit kujtime për Zariqin evokoi Bashkim Beqa.
Për punën dhe aktivitetin e Zariqit si profeaionist folën edhe kolegët e tij , arkitetk të njohur që kishin pasur rastin të punonin me të.
Për veprën dhe kontributin dhënë për Urbanizmin e Ferizajt, në emër të kryetarit Agim Aliu, Mustaf Zariqi u nderua me Mirënjohje Posmortum.
Në emër të familjes, për organizimin e këtij takimi të pranishmit i falënderojë djali i Mustaf Zariqit, Alban Zariqi
Arkitekti Mustaf Zarriqi kishte ndërruar jetë para një viti, në luftë me Covid-19