06,05,2024

Përkujtohen dëshmorët Rexhep Demiri e Muhamet Kabashi

Must Read

Në fshatin Talinovc të Muhaxherëve, këtë të shtunë janë përkujtuar dëshmorët Rexhep Demiri e Muhamet Kabashi si dhe u shënua dita e shkollës së këtij fshati që mban emrin ‘Dy dëshmorët”.

Në këtë manifestim mori pjesë kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, kryesuesi i Kuvendit Faruk Guri, asamblistë komunal si dhe mysafire të shumtë.

Kreu komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, duke e vlerësuar tejet lartë figurën e dy dëshmorëve, bëri thirrje që të punohet sa më shumë në arsimimin e gjeneratave të reja në mënyrë që në të ardhmen të jenë konkurrent në vendet evropiane.

“Ashtu si shumica e shkollave të Ferizajt qe mbajnë emra dëshmoresh, edhe shkolla juaj mban me nder e krenari emrat e dëshmorëve Muhamet Kabashi e Rexhep Demiri, të cilët u flijuan së bashku me qindra të tjerë për ditën e sotme, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Ky fljim gjithsesi na obligon ne të gjithëve që të jemi më syçelë, më të përkushtuar dhe më të zellshëm për t’i dhënë kuptim lirisë, për të cilën populli ynë ka vuajtur dhe ka investuar me shekuj. E, përmbushja e lirisë s’ka si të bëhet më mirë se sa me punë e angazhime të pandërprera për zhvillimin ekonomik, për zhvillimin e arsimit, të shëndetësisë, të mirëqenies së popullatës, të kulturës e të sportit. Shkollimi dhe ngritja intelektuale e profesionale e gjeneratave të reja, më shumë se detyrë, tashmë është një mision, për të cilin duhet të punojmë fort, në mënyrë që të rinjtë tanë të ecin me hapin e kohës, me hapin e integrimeve euro-atlantike. Këto ditë jemi në një atmosferë zgjedhore, prandaj dua që edhe këtu të jap porosinë që shkollat tona të qëndrojnë sa më larg ndikimeve të politikës. Temat dhe bisedat politike, e sidomos ndasitë mbi baza partiake, nuk duhet të gjejnë vend të shkollat tona. Politika e vetme në shkollë janë cilësia sa më e lartë e mësimit, e sjelljes dhe e edukimit të shëndoshë mbi baza kombëtare dhe humane”, ka thënë kryetari Svarqa.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe drejtoresha e kësaj shkolle Gyltene Halili, e cila foli për sukseset e nxë3nsve dhe vështërsitë me të cilat përballet kjo shkollë.

Në emër të familjeve të dëshmorëve të pranishmit i ka përshëndetur Avdi Demiri.

Në fund u shfaq një program i pasur kulturo-artistik si dhe u vendosën kurora të freskëta me lule tek lapidare i dy dëshmorëve.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aid Sahiti fitues i turneut Memorial “Agim Ramadani” në garën e peshkimit

Kurse ekipi “Agora” nga Ferizaj zuri vendit e tretë Peshkatari ferizajas Aid Sahit nga klubi i peshkimit “Agora” në garën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img