27,07,2024

Përkujtohen dëshmorët Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu

Must Read

Ferizaj ka përkujtuar sot tre dëshmorët e kombit, Naim Bekën, Agim Matoshin dhe Avni Shehun, që të tre ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët u vranë pas çlirimit të vendit duke i kontribuar kështu çështjes kombëtare. Në këtë përvjetor, familjarë, struktura udhëheqëse të vendit dhe qytetarë kanë bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Ferizaj, në shenjë nderimi për kontributin e dhënë në çlirimin e vendit.

Nëna e dëshmorit Agim Matoshi, Hanifja, tha se përkundër dhembjes së madhe për djalin që e humbi në lule të rinisë, ndjehet krenare që falë gjakut të tij, Kosova sot frymon e lirë.

 “Faleminderit nga të gjithë këta miq që sot kanë ardhë me i nderu bijtë tanë, Agimi ka qenë i zoti, kur është nisur në luftë më ka dhimtë shpirti, dhimbja për të nuk largohet kurrë por jam e kënaqur që falë gjakut të birit tim jemi të lirë”,tha Hanife Matoshi.

Ndërsa kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të Ferizajt, Gafurr Bytyqi, tha se dëshmorët si Beka, Matoshi e Shehu i treguan popullit se si duhet atdheu.

“Pa dyshim janë figura makante të lëvizjes madhështore të UÇK-së, në luftë për çlirim dhe dinjitet kombëtar, njerëz të pa shembull, lumë populli që pati kësi bijë, dhe falë angazhimit të tyre, vullnetit e motivit të tyre ne sot jemi të lirë dhe këtë nuk duhet ta harroj populli duhet ta kultivoj ndjenjën e tyre, ta duan atdheun sipas shembullit të Naimit, Agimit, Avniut e 2170 dëshmorëve”,tha Bytyqi.

Zëvendës komandanti i Zonës Operative të Nerodimës, Imri Ilazi, tha se përkushtimi i këtyre dëshmorëve në çlirimin e vendit ka qenë shembull për luftëtarët e tjerë.

 “Vërtetë kanë qenë luftëtar shembull që kanë ngritur dhe kanë organizuar dhe morali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë i lartë në saje të punës, sakrificës dhe luftës që kanë bërë ndaj okupatorit serb, rrugëtimet e gjata që kemi bërë me pesha të rënda që në një moment ka ndodhur që edhe në këmbë të na zë gjumi, prandaj përkushtimi i këtyre djemëve është i pakrahasueshëm dhe me fjalë nuk mund t’i mbuloj veprat e tyre madhështore por mbi të gjitha ata kanë kryer një mision të shenjtë për këtë vend që ne sot e gëzojmë lirinë”,tha Ilazi për Televizionin Tema.

Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avni Shehu,  u vranë më 25 tetor të vitit 1999. Beka dhe Matoshi, prehen në paqe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Ferizaj, ndërsa Shehu, në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Kaçanik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Protestohet në Ferizaj, kërkohet lirimi i Blerim Ramadanit

Me protestë gjithëpopullore nën organizimin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Ferizaj, sot bashkë me familjarë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img