16,06,2025

Përkujtohen Dëshmorët e Kombit, Driton Islami – Toni dhe Sadik Bega – Murtaja

Must Read

Ferizaj 18 Prill 2021

Mëngjesin e sotëm, në kompleksin memorial të Varrezave të Dëshmorëve të Kombit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Ferizaj, u mblodhën simbolikisht, familjarë dhe bashkëluftëtarë  për të nderuar jetën, sakrificën dhe veprën e Dëshmorëve të Kombit, Driton Islami–Toni dhe Sadik Bega-Murtaja, në 22 vjetorin e rënies së tyre heroike.

Edhe pse  në kohë pandemie,  shokët e luftës përkujtuan bashkëluftëtarët,  Dëshmorët e Kombit, Driton Islami–Toni dhe Sadik Bega-Murtaja, në 22 vjetorin e rënies së tyre heroike.

“U bënë 22 vite që nga rënia heroike e Heronjve të Kosovës, luftëtarëve të shquar të lirisë, Driton Islami-Toni dhe Sadik Bega-Murtaja. Ata ranë heroikisht në ballë të zhvillimit të luftimeve në betejën e Slivovës, në betejën e përgjakshme e heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.  I përjetshëm do të mbetet kujtimi për herozmin e tyre!” ka thënë  Elmi Reçica, ish udhëheqës i lartë i UÇK-së, Zona e Nerodimes.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj shpërndan 34 Mulçerues dhe 21 pompa për spërkatje: Përfituese edhe Shkolla Profesionale IAAP “Zenel Hajdini”

Në vazhdën e përkrahjes së sektorit të bujqësisë, Drejtoria e Bujqësisë dhe Pylltarisë në Komunën e Ferizajt ka realizuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img