11,09,2025

Përkujtohen dëshmorët Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu

Must Read

Në ora 11:00 bëhen homazhe në fshatin Llugë, te Obelisku i Heroit te Kombit Afrim Zhitia.Në ora 12:00 bëhen homazhe te përmendoret e heronjve Fahri dhe Bahri Fazliu në fshatin Llaushë. Në ora 14:00 bëhen nderime në Breg të Diellit në vendin ku kanë rënë heroikisht heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu.  Fahri Fazliu, u lind në vitin 1963 në Llaushë të Besianës.

Shkollën fillore e përfundoi në vendlindje, ndërsa të mesmen në Prishtinë. Ai ishte pjesëmarrës edhe në demonstratat e vitit 1981. Në vitin 1981-1982 shkon në shërbimin ushtarak, dhe pas kthimit nga shërbimi ushtarak u punësua si dispeçer i trenave në Organizatën Hekurudhore ”Prishtina”, ku këtu edhe ishte personi i parë që urdhëresat do t’i shkruajë në gjuhën shqipe.

Afrim Zhitia u lind në vitin 1965 në fshatin Llugë të Besianës ndërsa Shkollën fillore e kreu në vendlindje, e të mesmen në Prishtinë. Më 1982, si nxënës i vitit të tretë të shkollës së mesme, inkuadrohet në organizatën ilegale Fronti Nacionalçlirimtar i Kosovës.

Kurse, më 1984 arrestohet bashkë më shokë dhe dënohet me katër vjet burg. Më 2 nëntor të dy bashkë Afrimi dhe Fahriu u rrethuan në lagjen Kodra e Diellit dhe pas një lufte disa orësh që bënë me forcat pushtuese ranë në altarin e lirisë.

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img