03,05,2024

Përkujtohen Ahmet Kaçiku e Vezir Jashari

Must Read

Në 18 vjetorin e rënies së heroit të kombit Ahmet Kaçiku dhe dëshmorit Vezir Jashari, përfaqësues të institucioneve komunale, bashkëluftëtarë, familjarë e qytetarë të shumtë bënë homazhe në kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Ferizaj.

Velime Kaçiku, nëna e heroit Ahmet Kaçiku, tha se ndihet krenare që edhe pas 18 viteve sheh gjithë këta njerëz që nderojnë veprën e djalit të saj, i cili dha jetën për lirinë  dhe pavarësinë e Kosovës.

 “Pikërisht sot 18 vite ka rënë në orën 12:00, ashtu më kanë thënë, po na ndihmojnë edhe këta njerëz të mirë për me kalu dhimbjen, nuk kam besu se në këtë kohë të vështirë sot do të vijnë këta njerëz, nuk është sot vetëm dita e djalit tim po edhe e Vezir Jasharit, mua më ngritin shumë lartë shoqëria e tij dhe të gjithë njerëzit që janë dalë sot këtu”, tha Velime Kaçiku, nëna e heroit Ahmet Kaçiku.

Bashkëluftëtari i Ahmet Kaçikut, Shukri Buja, duke ndarë kujtime nga koha e luftës, tha se Kaçiku do të mbetet njëri ndër pjesëtarët më të shquar që ka patur Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Ishte njëri nga komandantët të cilët në kohën e janarit të ftohtë, në kohën e gjenocidit serb, të masakrimit të civilëve në Reçak, ishte  drejtpërdrejtë në vijën e frontit, ai arriti të rikthej pozicionet e UÇK-së mbi Reçak, arriti t’i tërheq kufomat e ushtarëve të rënë, arriti që të vazhdoj lufimet për të mbrojtur kufomat në Reçak dhe gjatë ripozicionimit të ushtarëve të tij goditet nga njësitet vëzhguese diverzante serbe sepse u identifikua si epror gjatë pozicionimit të ushtarëve, Ahmet Kaçiku do të mbetet gjithmonë njëri nga njerëzit më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”,tha Buja.

Pranë lapidarit të heroit të kombit Ahmet Kaçiku, në Gërkovë, mbi fshatin Reçak, u vendos gurthemeli i një kulle dedikuar Dëshmorëve të Zonës Operative të Nerodimes. / TELEVIZIONI TEMA /

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nëna raportoi se një i panjohur ia mori vajzën dhe ia dhunoi, policia e dërgon viktimën për ekzaminim

Një grua ka raportuar në polici se vajza e saj dyshohet se në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është marrë me veturë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img