10,01,2026

Përfundon takimi në Shtëpinë e Bardhë, Obama: Bisedë e shkëlqyer (Video/Foto)

Must Read

Trump tha se takimi ka zgjatur më shumë seç ka qenë e paraparë dhe se është diskutuar për “shumë situata, përfshirë edhe disa vështirësi”.

Ai tha se takimi me Obamën ka qenë “nder i madh” dhe se pret takime të tjera me të në të ardhmen.

Takimi në Dhomën Ovale të Shtëpisë së Bardhë ka zgjatur më shumë se një orë, shkruan lajmi.net.

Trumpi në Uashington ka fluturuar nga Nju Jorku me aeroplanin e tij privat dhe ka aterruar në Aeroportin kombëtar, Reagan.

Derisa Trump takohej me Obamën, gruaja e tij, Melania, është takuar me Zonjën e Parë, Michelle.

Më pas, Trump do të shkojë në Capitol Hill.

Trump zyrtarisht e merr detyrën më 20 janar të vitit 2017. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img