15,01,2026

Përfundon kolonia artistike “ArsFer” në Ferizaj

Must Read

Me sukses dhe me rezultate të kënaqshme përfundoi kolonia artistike “ArsFer” në Ferizaj.

 Kjo koloni u organizua nga Shoqata e artistëve Figurativ “Zef Kolombi” ku artistë të ndryshëm nga trojet shqiptare si nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia realizuan punime artistike për tre ditë me radhë në ambientet e Galerisë së Arteve në Ferizaj.

Me mbarvajtjen e kolonisë u ndanë të kënqaur edhe mysafirët artistët pjesëmarrës, ku përveqë realizimit të veprave artistike, krijuan shoqëri të reja dhe shkymbyen përvoja të ndryshme në mes vete.

 Në ditën e fundit të kolonisë u hap edhe ekspozita e Kolonisë Artistike “ArsFer” në Galerinë e arteve në Ferizaj, dhe e cila është e hapur akoma për artdashët dhe publikun e gjerë.

Një falënderim për institucionet që mbështetën këtë Koloni Artistike, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Drejtorinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit – Ferizaj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohet një person për sulm ndaj zyrtarëve policorë

Ferizaj.09.01.2026 Me datë 09.01.2026, rreth orës 15:40, një zyrtar policor i caktuar në detyrë te porta hyrëse e stacionit policor...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img