Në përfundim të debatit që u quajt shkencor, folën përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së Adem Grabovci tha se janë se janë të qarta qëndrimet e dy komisioneve dhe kërkoj që në parlament të votohet sipas bindjes së krijuar pas debatit.
Në emër të LDK-së foli Sali Morina i cili përmendi punën e Komisionit dhe të ekspertëve.
Donika Kadaj- Bujupi nuk foli për debatin pro tha se nesër Vetëvendosje me aktivistë të vet do të jetë para Qeverisë e para Kuvendit.
Në emër të AAK –së foli Daut Haradinaj i cili tha se “për shkak të gabimeve që janë bërë, duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme”.
Përfaqësuesi i Nismas, Haxhi Shala kërkoi që të mos bëhet presion ndaj deputetëve.
Në emër të ekspertëve foli Shpejtim Bulliqi
Në fund Kadri Veseli tha se “kemi dëshmuar se kur duam mund të jemi bashkë dhe mund të zgjidhim çështje”.