28,08,2025

Përfundoi punëtoria me temë analiza e kompozicionit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt

Must Read

Përfundoi punëtoria me temë analiza e kompozicionit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt, nismë kjo e realizuar në bashkëpunim me GIZ-in gjerman.

Pjesëmarrës në këtë punëtori ishin Alban Bajrami nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, si dhe punonjës nga KRM “Pastërtia” punëtori kjo ku u bënë analizat e kompozimit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt duke u ndarë në 4 zona banimi si:

– Zona 1: zona banimi (blloqe/apartamente), pa kopsht

– Zona 2: shtëpi e vetme me kopsht

– Zona 3: zona tregtare dhe

– Zona 4 zona të përziera (zona banimi dhe komerciale)

Kjo punëtori ku morën pjesë zyrtarë nga DSHPE, KRM “Pastërtia” për analizën e kompozicionit të mbeturinave në Komunën e Ferizajt u vlerësua e dobishme në ngritjen e kapaciteteve vepruese në këtë drejtim nga ana e zyrtarëve përkatës komunal si dhe punonjësve të KRM “Pastërtia”, veprimtari kjo, pra analiza e kompozicionit, që do të kryhet për katër vitet e ardhshme në të gjitha stinët nga zyrtarët e DSHPE-së dhe KRM “Pastërtia”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia në Ferizaj gjobit me 40 euro shoferin që voziti me derën hapur

Policia në Ferizaj ka njoftuar se kanë identifikuar një shofer që kishte vozitur me derën hapur te ana e...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img