04,08,2025

Përfshihen nga zjarri disa objekte në magjistralen Kaçanik-Ferizaj

Must Read

Një lokal në magjistralen Kaçanik-Ferizaj është përfshirë nga flakët pasditen e së dielës.

Dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, derisa flakët kanë përfshirë edhe tri objekte përreth.

Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20 mijë euro.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Ju njoftojmë se më 03.08.2025, rreth orës 18:53, kemi pranuar një informacion për një zjarr në një lokal, përgjatë magjistrales Kaçanik–Ferizaj, Lidhur me rastin janë njoftuar menjëherë, Njësia e zjarrfikësve Patrullat dhe  Njësia e hetimeve nga SP Kaçanik, kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndërmarrë veprimet e nevojshme. Po ashtu, është njoftuar edhe njësia e KEDS-it, për të ndërprerë furnizimin me energji elektrike, me qëllim të parandalimit të rrezikut të mëtejshëm”.

“Sipas të dhënave fillestare, dyshohet se zjarri ka filluar nga djegia e disa gomave të vendosura jashtë lokalit, e më pas zjarri është përhapur duke përfshirë një lokal të gomisterisë, një pjesë të një lokali tjetër (me dëme të vogla), si dhe një pjesë të një shtëpie përreth. Vlera e dëmit dyshohet të jetë rreth 20,000 (njëzet mijë) euro. Hetimet lidhur me rastin janë në proces”, thuhet në përgjigjen e Veselit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ndëshkohen dy shoferë për kundërvajtje të rënda në komunikacionin rrugor

Ferizaj, 03.08.2025 Më datë 02.08.2025, rreth orës 20:10, Njësia e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img