16,05,2024

Përfaqësues të MMPH-së, GAC-it, nxënës e arsimtarë vizituan sot impiantet e kampit “Bondsteel” në Ferizaj

Must Read

Përfaqësues të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, përfaqësues të Green Art Center-Prishtina, zyrtarë dhe përfaqësues të tjerë të shoqërisë civile, sot vizituan impiantin për prodhimin e ujit te pijes dhe impiantin për trajtimin e ujerave te zeza në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.

Ky delegacion i cili u përbë nga Fidan Bilalli, zyrtar nga Departamenti i Ujërave në kuadër të MMPH-së, Agron Shala nga laboratori i Ujit në Institutin Hidrometeorologjik të Kosovës, Andonita Buqinca dhe Jetlir Dermaku nga GAC-i, nxënësit anëtarë të Klubeve të Gjelbëra të GAC-it të shkollës fillore “Vezir Jashari” në Ferizaj të shoqëruar nga drejtoresha e shkollës dhe arsimtarët, u pritën nga Valdet Gashi, zyrtar për mbrojtjen e Mjedisit në kampin “Bondsteel” në Ferizaj.

Delegacioni pati rastin të shoh nga afër punën e dy impianteve që gjenden në këtë kamp, atë të prodhimit të ujit të pijes dhe atë të trajtimit të ujërave të zeza. Zotëri Gashi, shpjegoi para të pranishmëve për funksionimin e këtyre dy impianteve dhe efektivitetin që kanë, duke e cekur si nevojë të madhe për vendin tonë, ndërtimin e të tilla impianteve në më shumë qytete të Kosovës, pasi që e dimë se ujërat e zeza janë problem me të cilin gati se çdo komunë e këtij vendi ballafaqohet. Gashi më tutje tha se duke ditur rëndësinë e ujit për organizmin tonë dhe jetën tonë, zhvillimi i shoqërisë dhe shtetit bëhet duke inicuar dhe përkrahur projekte të tilla që kanë për synim mbrojtjen e mjedisit dhe resurseve ujore.

Në lidhje me këtë problematikë kanë folur edhe përfaqësues të tjerë, të cilët e quajtën nevojë të domosdoshme marrjen e masave në këtë drejtim. Mjaft të interesuar ishin edhe vullnetarët e Klubeve të Gjelbra, të cilët bënë pyetje të ndryshme, duke dashur të dinin se si funksionon ai gjigant që e bënë ujin të sigurtë për pije, në sa faza të përpunimit kalon uji, cilat janë metodat e përpunimit dhe se çfarë ndodhë me llumin e krijuar nga trajtimi i ujit.

Ndërkaq, kjo vizitë u cilësua se i është përshtatur shumë edhe zhvillimeve aktuale në sektorin e ujërave të zeza në Kosovë, ndërsa u tha se me ndihmën e donatorëve është në proces adresimi i zgjidhjes së problemit të trajtimit të ujërave të zeza. Tanimë në proces të ndërtimit të impianteve janë edhe Prizreni, Gjakova, Peja, Prishtina dhe Batllava.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Vëmendje: Ata që nuk regjistrohen do të gjobiten nga shteti

Ligji Nr. 08/L-114 për Regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave, në nenin 23 parasheh sanksione kundërvajtëse me GJOBË...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img