11,09,2025

Përfaqësues të GIZ për Kosovë vizituan UShAF

Must Read

Ferizaj.20.11.2017. Rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), Prof. Dr. Agron Bajraktari priti sot në takim përfaqësuesit e organizatës gjermane GIZ, znj. Jehona Serhati, z. Edmond Gashi dhe z. Xhelal Derguti.

Gjatë takimit u bisedua rreth mundësisë për bashkëpunim në mes të UShAF dhe organizatës GIZ në fushën e orientimit në karrierë, si dhë në fushat tjera rreth bashkëpunimit me diasporën.

Rektori Bajraktari i falënderoi përfaqësuesit e GIZ për dëshirën që të bashkëpunojnë me UShAF dhe njoftoi ata me historikun e Universitetit, programet të cilat i posedon, numrin e studentëve, si dhe me të arriturat dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar si Universitet i ri.

Po ashtu, rektori foli edhe për Bordin Industrial, i cili është pjesë e UShAF dhe ndihmën që i ofron ky Bord Universitetit dhe shumë të tjera që e bëjnë të veçant dhe unik UShAF. Po ashtu, foli edhe për bashkëpunimet ndërkombëtare dhe përfitimet që Universiteti ka nga ato.

Ndërsa, përfaqësuesit e GIZ, falëndëruan rektorin për mikëpritjen dhe gatishmërinë për të bashkëpunuar. Gjithashtu treguan edhe interesimin e tyre që të bashkëpunojnë me Universitetin e vetëm të Shkencave të Aplikuara në Kosovë. Po ashtu, treguan edhe për disa pjesë përbërëse dhe qëllimet e programit të tyre të bashkëpunimit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img