Policia e Rajonit të Ferizajt ka shqiptuar rreth 300 gjoba ndaj shoferëve që janë kapur duke përdorur telefonin gjatë ngasjes së automjetit, një veprim që vazhdon të rrezikojë seriozisht sigurinë në rrugë.
Sipas Policisë, gjatë muajit mars 2026, masat policore kanë qenë të intensifikuara me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e disiplinës në trafik.4
Policia apelon tek shoferët që të shmangin përdorimin e telefonit gjatë vozitjes dhe të përqendrohen plotësisht në rrugë, pasi edhe një moment pakujdesie mund të ketë pasoja serioze për jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në komunikacion.
Po ashtu, Policia kërkon nga qytetarët që të raportojnë çdo shkelje të rregullave të trafikut në stacionin më të afërt të policisë ose përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

