24,11,2024

Përbuzja e vlerave të luftës së UÇK-së

Must Read

Të nderuar qytetar ferizajas, shkrimi ka një shkas, por aspak politik, apo i ndikuar politikisht. Është shqetësim, që besoj se edhe ju bashkë me neve do ta ndjeni këtë dhimbje e abuzim, që po bëhet me luftën e Lavdishme të UÇK-së, nga institucionet lokale dhe zyrtaret komunal.
Sa i përket zhvillimit historik të luftës së UÇK-së në komunën e Ferizajt, kjo histori fisnike, brenda qytetit nuk po gjen trajtim meritorë, pikërisht nga institucionet komunale, për kundër faktit se kjo histori duhet ruMuzeu2ajtur e zhvilluar, duhet të bëhet promovim i vazhdueshëm për brezat e rinj, e në mesin e institucioneve ferizajase dhe zyrtarëve të saj, nuk po gjen këtë trajtim. Besoj se duhet bërë një hulumtim, për këtë neglizhencë institucionale në komunën tonë.
Arsyeja që më shtyri të shkruaj këtë shkrim, ka të bëjë pikërisht me Muzeun e qytetit. Aty ka kohë që është dëmtuar sektori ku prezantohen reliktet e luftës së UÇK-së, uniformat e Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve të luftës, e të veteranëve, e pikërisht në këtë sektorë, pamjet që mundë të vërehen nga ky prezantim, pasqyron rëndësinë dhe brengën që kanë institucionet lokale dhe zyrtarët e saj për periudhën e luftës. Përmes kësaj dëshmohet përkujdesi dhe vlerësimi për atë. (kështu duket nga prezantimi që bëhet aty), apo nëse jo kjo, atëherë këto relikte janë të vendosur aty për të mbushur një kënd të muzeut, por asnjëherë si diçka e rëndësishme.
Në bisede e sipër me zyrtarin e Muzeut, lidhur me këtë sektorë të dëmtuar, përgjigjja ishte shumë e shpejt dhe thjesht!. Nuk ka pare!
U habita nga fakti, se si ka mundësi, që një shumë mjaft e vogël e solide, mos të sigurohet për rregullimin e saj, për të pasur ky sektor vlerën e barabartë me sektorët tjerë mjaftë të rëndësishme që gjenden në muze.

Si ka mundësi që këto relikte të hedhen për tokë dhe të prezantohet para vizitoreve me një pamje te shëmtuar, që lufta dhe ushtarët e saj nuk e kanë merituar, si ka mundësi që mos të ketë të holla për një riparim, aMuzeu1po është politika aktual e cila provon me format nga më të ndryshme për ta diskriminuar, abuzuar e nënçmuar krenarin e shumë djem e vajzave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kjo tani më veç është dëshmuar, se zyrtaret aktual të komunës, pak vrasin mendjen, kur është në pyetje promovimi, zhvillimi dhe lufta e shenjtë e UCK-së. Këtyre zyrtareve deri në ditët e sotme, asnjëherë nuk ju është bërë vonë, kur në pyetje është lufta dhe ushtarët e UÇK-së.

Fati i ish-ushtarëve dhe i luftës së Lavdishme nuk ka mbetur në duart e politikanëve pa dëshirën e tyre, sepse kishin synim dhe aspirim për shtet ndërtim, rregull e ligj në vend, asnjëherë me kërkesa të tepërta e të paarsyeshme, për të cilën edhe nuk do të reshtemi së kërkuari dhe mbrojtur më të mirën për këtë periudhë të Lavdishme, nuk do të ndalemi së gjykuari të gjithë ata persona që mendojnë të luajnë, e të abuzojnë me luftën dhe reliktet që i takojnë periudhës së UÇK-së, si është rasti me muzeun e qytetit dhe zyrtarët e saj.
Përmes këtij shkrimi, dua t’i njoftoj të gjithë akterët e kyçur në këtë fushë veprimi, po ashtu kryetarin e komunës z. Sfarqa dhe drejtorin z.Ferati, i cili është përgjegjës për këtë muze, të merren më seriozisht me këtë pjesë të bukur të krenarisë, e mos të nënçmohet e përbuzet kjo periudhë, sepse e nesërmja do të na gjykoj. Duke ruajtur, promovuar këtë luftë të shenjtë, të ardhmen e kemi të ndritur.

18.07.2016
Nexhat Shahini – Sekretari i OVL-UÇK-së, Dega në Ferizaj Ferizaj

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img