19,11,2024

Për tre muaj, 33 mijë e 290 vizitorë pushuan në hotelet e Kosovës

Must Read
Hotelet

Pjesë e anketës janë 109 hotele, që ushtrojnë veprimtari hoteliere në territorin e Kosovës. Pjesa më e madhe e hoteleve gjenden në rajonin e Prishtinës, Pejës, Ferizajt etj. Sipas anketës, kapaciteti i shfrytëzuar në nivel vendi është 14.18%.

Sipas kësaj ankete  në tre mujorin dytë numri i vizitorëve është 33 mijë 290 vizitorë.

“Në TM2 2016 numri i vizitorëve është 33 290 vizitorë, prej tyre 36.08% janë  vizitorë vendorë dhe 63.92 % janë vizitorë të jashtëm. Kurse, numri i bujtjeve në TM2 2016 është 49 639, ku 33.28% e bujtjeve janë nga vendorët dhe 66.72% janë të huajt”.

“Numrin më të madh të vizitorëve dhe netëqëndrimet e tyre  e ka rajoni i Prishtinës me 19 162 vizitorë dhe 30 565 netëqëndrime”.

“Numri më i madh i vizitorëve të huaj përqendrohet në rajonin e Prishtinës, Pejës etj. Sa u përket vizitorëve të huaj, numri më i madh është nga Shqipëria, Turqia, SHBA-të, etj”, thuhet në komunikatë, transmeton lajmi.net.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img