18,03,2025

Për një partneriteti me qëllim të parandalimit të vdekjeve aksidentale në vendet e punës

Must Read

Gjatë një takimi të zhvilluar sot në Drejtorinë Rajonale të Policisë është kërkuar angazhim institucional në parandalimin e vdekjeve dhe lëndimeve aksidentale.

Bazuar në statistikat që ka prezantuar policia rajonale e Ferizajt, gjatë periudhës dhjetëvjeçare në rajonin e Ferizajt janë shënuar 53 raste të vdekjeve aksidentale.

Përfaqësues institucional por edhe ata të shoqërisë civile kanë ngritur nevojën e përgjegjësisë institucionale me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira të mbrojtjes në punë si dhe rritjes së vetëdijesimit qytetarë për rreziqet që mund tu kanosen.

Nga debati dolën edhe rekomandimet, ndër të cilat bashkëpunimi ndërinstitucional, inspektimet më të shpeshta, trajnimet në punë dhe identifikimi i lokacioneve të rrezikshme janë vlerësuar si primare. Ndryshe, u tha se policia rajonale e Ferizajt po bënë një punë të mirë në identifikimin e problemeve, ndërsa takimi i këtij niveli u pa si një mundësi e mirë e rritjes së partneritetit ndërinstitucional.

13228111_10207710221571873_657953744_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Nuk ndalet në shenjën stop të policit dhe shkakton aksident trafiku në Ferizaj, 18 vjeçari shoqërohet në polici

Me datën 14.03.2025, rreth orës 13:28, në rrugën "Driton Islami" në Ferizaj, njësia e policisë së komunikacionit rrugor i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img