23,12,2024

Për një muaj edhe ferizajasit do të mund të njihen me vlerën e tokës së tyre

Must Read

Ministria e Financave në bashkëpunim me komunën e Ferizajt më saktësisht me departamentin e tatimit në pronë, nga sot kanë hapur një ekspozitë në të cilën qytetarët do të kenë mundësi të kuptojnë më shumë detaje nga vlera e tokës së tyre.

Drejtoresha për Buxhet e Financa në komunën e Ferizajt Lirie Syla në fillim të këtij takimi falënderoi institucionet nga niveli qendror dhe donatorët nga Suedia të cilët kanë hartuar një projekt të tillë që do t’u mundësojë qytetarëve më shumë qasje në vlerësimet e tokës.

*“ Me këtë rast ju qytetar jo vetëm se do të njoftoheni në lidhje me vlerën e parcelës së juaj, por gjithashtu ftoheni që të jepni komentet apo vërejtjet tuaja rreth rezultateve preliminare të vlerësimit dhe nëse komentet e juaja do të jenë të argumentuara do të ndikojnë në ndryshim të vlerësimit përfundimtar.

Përveç tjerash një prej arsyeve të vlerësimit të tokës është se toka do të tatimohet në të ardhmen. Kjo do t’ a bëjë të mundur për komunën tuaj që të bëjë më shumë investime në përmirësimin e jetës së përditshme për ju, familjen tuaj dhe për komunitetin tuaj.” deklaroi drejtoresha Syla.

Edhe zyrtarët e nga Ministria e Financave ftuan qytetarët e Ferizajt që ta vizitojnë këtë ekspozitë dhe të mësojnë për detajet se si janë përcaktuar çmimet. Shkëlzen Morina drejtor i Departamentit të Tatimit në Pronë në kuadër të Ministrisë së Financave sqaroi se ky projekt do të ndihmojë edhe shumë proceseve te tjera.

“Në bashkëpunim edhe me ekspertët suedez të kësaj fushe si dhe shtetin suedez kemi arritur ta realizojmë këtë projekt shumë të madh e të rëndësishëm. Me ndryshimin e ligjit mbi tatimin në pronë deri në masën 60 përqind konsiderohet se ky ligj tashmë është i ri ku kemi punuar së bashku edhe me grupin suedez. Në ligjin e ri të gjitha tokat bujqësore nuk do të tatimohen , pra do të tatimohen vetëm tokat djerrina. Deri në vitin 2019 po planifikojmë që të fillojë të zbatohet edhe tatimi në tokë” tha drejtori Murseli.

Ekipi që ka punuar në projektin e vlerësimit të tokës pohoi se ka bërë një punë të madhë në teren duke parë çmimet aktuale dhe rrethanat e tjera vlerësuese, por shtoi se mirëpret edhe mendimet e vizitorëve ferizajas për kohën sa do të qëndrojë e hapur ekspozita.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img