08,12,2025

Për nderë të Ditës së Pavarësisë së Kosovës, studentët e UShAF organizuan aktivitet për dhurim të gjakut

Must Read

Studentët e Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF), për nderë të 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Kosovës, organizuan aktivitet për dhurim të gjakut, për të nderuar të gjithë ata që kanë dhënë jetën për liri.

Në këtë aktivitet, përveç një numri të madh të studentëve, dhuruan gjak edhe stafi akademik dhe administrativ i Universitetit.

Rektori i UShAF, Prof. Dr. Agron Bajraktari përgëzoi studentët për iniciativën për të nderuar heronjtë tanë që kanë derdhur gjakun e tyre që ne sot të gëzojmë lirinë dhe shtetin e Kosovës, dhe uroi që aktivitete të tilla në të mirë të komunitetit të organizohen më shpesh në Universitet.

Bashkëpunëtor të këtij organizimi ishin Qendra e Transfuzionit të Gjakut nga Prishtina.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Olza Hashani, Mersud Bajrami dhe Riola Hysa fitues në Festivalin Folklorik të Këngës “Ferizaj 2025”

Salla e Teatrit “Adriana” mbrëmë ishte e mbushur përplot me artdashës nga mbarë trojet shqiptare, ku u zhvillua programi...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img