03,07,2025

Për kosovarët, Serbia mbetet vendi kryesor i eksportit dhe importit të mallrave

Must Read
Ilustrim

Kjo në bazë të të dhënave të fundit të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës për muajin tetor, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 68 milionë euro, ose 28.2%. Nga to Kina ishte importuesi më i madh në Kosovë me 9.5 për qind, si dhe Turqia me 9.2 për qind.

Sipas të dhënave nga ASK për Tregtinë e Jashtme në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të ulët për (-0.2%) në muajin tetor 2016, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2015, gjegjësisht në vlerë prej 214,2 milionë Euro, krahasuar me deficitin prej 214,6 milionë Eurosh ne vitin 2015. Eksporti mbulon importin me 11.2%.

Eksporti i mallrave në muajin tetor 2016 kishte vlerën 27,1 milionë Euro, ndërsa importi 241,3 milionë Euro, ku është një rënie prej (-0.1%) për eksport dhe (-0.2%) për import, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2015.

Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 27.7% e përbëjnë produktet minerale; 22.9% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 10.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 9.7% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 7.9% e përbëjnë produktet bimore; 4.8% e përbëjnë lëkura dhe artikujt prej tyre; 4.0% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.

Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 12.7% të importit e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 12.1% e përbëjnë produktet minerale; 11.7% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 8.1% e përbëjnë produktet e industrisë kimike; 7.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.

Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 7,1 milionë Euro, ose rreth 26.6% e eksporteve të përgjithshme, me një rënie prej (-10.3%). Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Gjermania (5.9%), Austria (4.6%), Holanda (4.5%), dhe Bullgaria (3.5%).

Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së janë rreth 105,4 milionë Euro, ose 43.7% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 2.2%. Importet me pjesëmarrje më të lartë janë nga: Gjermania (12.0%), Italia (7.2%), Greqia (4.2%), Polonia (3.0%), etj.

Ndërkaq, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s, në muajin tetor 2016, arritën në 15,2 milionë Euro, ose 56.3% e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 26.1%. Ndërsa, partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Serbia (22.0%), Maqedonia (13.4%), Shqipëria (12.9%) dhe Mali i Zi (5.4%).

Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin tetor 2016, arritën në 67,8 milionë Euro, ose 28.1% e importeve të përgjithshme, ku kishte një rënie prej (-1.1%). Kurse, vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Serbia (14.2%), Maqedonia (6.0%), Shqipëria (4.3%) dhe Bosnje e Hercegovina (3.0%).

Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 4,6 milionë Euro, ose 17.1%. Ndërsa, si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (5.7%) dhe Kina (3.9%).

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img