14,11,2024

Për dy ditë, policia bllokon 6 automjete, lëshon 30 fletëparaqitje dhe 7 kontrolle teknike

Must Read

Me gjithë faktin se Njësiti Rajonal i Komunikacionit Rrugor, në vazhdimësi është angazhuar maksimalisht në kontrollin për zbatimin e rregullave të trafikut nga të gjithë shfrytëzuesit e rrugës si dhe ka shtuar masat dhe kontrollet e saj duke synuar uljen e numrit të aksidenteve, përsëri është konstatuar se krahas kontrolleve të strukturave të policisë është e nevojshme të punohet më shumë edhe në drejtim të ndërgjegjësimit të qytetarëve për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.

Mbështetur mbi këtë bazë, në kuadër të intensifikimit të punës preventive për forcimin e rregullit si dhe disiplinimin e shfrytëzuesve të rrugës,  NJRKRR në bashkëpunim me Ministrinë e infrastrukturës – respektivisht Departamentin e inspektimit, që nga data 19/12/2016 ka filluar me implementimin e planit operativ “Kontrolli i shtuar i komunikacionit – kontrolli i jashtëzakonshëm teknik i automjeteve”.

Për dy ditë të aktivitetit për kundërvajtjet në kapitullin parregullsia teknike, janë shqiptuar :

Gjithsejtë ……………………………………….30 fletë paraqitje

Janë ç kyçur nga komunikacioni…….6 automjete

Janë lëshuar…………………………………….7 urdhëresa për paraqitje ne kontrollim teknik

Ky operacion do të këtë shtrirje në të gjitha rrugët e rajonit të Prishtinës dhe do te  vazhdoj deri sa të vlerësohet që ka arritur efektin e dëshiruar. /Lajmi.net/

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img