Familjes Qerkini nga fshati Zaskok i Ferizajt, hajnat i vodhën të gjithë dukatin në kohënk ur gjithë familja ishin brenda shtëpisë.
Sipas kryefamiljarit, Afrim Qerkini, vlera e arit ishte katër mijë euro, njofton Klan Kosova.
E përveç kësaj familje, në Ferizaj janë dëmtuar edhe shumë qytetarë të tjerë.
Këtë e thonë në policin e kësaj komune. Bile sipas zëdhënësit të policisë, Agim Gashi këtë vit ka rritje të vjedhjeve në këtë komunë.
Sipas Gashit, një numër i hajnave tashmë janë kapur, veçse ka edhe shumë të tjerë, që mbase vazhdojnë të kryejnë ‘zanatin’ e tyre të vjedhjes.
E më shqetësuese në këtë mes po del të jetë mosha e hajnave, të cilët janë shumë të rinj.
Veç Ferizajt, vjedhjet janë shtuar edhe në Vushtrri. Viktima, para jo më shumë se dy javësh, ishte Sheribane Muzaqi.
Ndërkohë zyrtarët policorë, thonë se vjedhjet më të shpeshta po bëhen në shtëpitë e braktisura.
E përveç këtyre rasteve KlanKosova ka raportuar edhe shumë raste tjera në vend gjatë këtij viti.
Para disa javësh në Junik, përmes parmakut të dritares, hajnat i vodhën 1000 euro në shtëpinë e heroit Edmond Hoxha.
Policia, pas hetimeve, arrestoi dy të dyshuar, të cilët po hetoheshin edhe për vjedhje të tjera.
Edhe këtu e pranuan se ka rritje të vjedhjeve.
Cak i vjedhësve po del të mos jenë vetëm shtëpitë.
Persona të panjohur në natën mes 6 dhe 7 dhjetorit, vodhën mbi 2000 fidan të mjedrës që i kishte mbjell, Gazmend Gashi nga fshati Bajqinë e Podujevës.
E krejt këto aktivitetet të jashtëligjshme,sipas ekspertëve po e kërcënojnë sigurinë publike.
Ramadani thotë se në luftimin e kësaj të keqeje, përvec policisë duhet të përfshihen edhe shumë faktor të tjerë.
Ndërkohë sipas të dhënave të policisë nga 1 janari deri më 30 shtator të këtij viti janë raportuar 4578 vjedhje në tërë Kosovën.
Gjatë kësaj periudhe kohore në Prishtinë kanë ndodhur 1687 vjedhje, në Prizren 515 vjedhje në Pejë 595, Gjilan 456, Gjakovë 270.