03,05,2024

Për 37 banesa solidare aplikuan 254 familje nevojtare

Must Read

Komisioni komunal për ndarjen e banesave solidare ndodhet në fazën e përzgjedhjes së fituesve të banesave solidare, të cilat i ndanë Komuna e Ferizajt.

Sipas drejtuesve të këtij komisioni, përfituesit do të jenë ata që më së miri i plotësojnë kriteret e konkursit, bazuar në ligjin, udhëzimet administrative dhe rregulloren komunale që përcakton kriteret. Përfitues të banesave, sipas ligjit, janë gjithë ata qytetarë që jetojnë në kushte të varfërisë ekstreme dhe nuk kanë shtëpi, jetojnë me të ardhura të pakta dhe nuk mund të bëjnë zgjidhje të problemit të banimit, apo nuk posedojnë truall për të ndërtuar shtëpi.

Imri Hashani, kryesues i këtij komisioni ka thënë se që prej mbylljes së konkursit për aplikim, komisioni ka bërë një punë voluminoze, pasi ka trajtuar 254 aplikime.

“Janë 254 aplikues që konkurrojnë për të fituar 37 banesa. Deri më tani ne kemi ndjekur gjitha procedurat, kemi shpallur konkursin, kemi pranuar aplikacionet, kemi kontrolluar gjithë dokumentacionin, ata që nuk kanë plotësuar ndonjë kriter i kemi sugjeruar për dokumente shtesë, kemi bërë vizita nëpër familjet aplikuese dhe se tani jemi në fazën e përzgjedhjes”, ka thënë Hashani.

Mësohet se 29 banesa që do të ndahen ndodhen në objektin banesor në rrugën ‘Dëshmorët e kombit” dhe 8 tjera në rrugën “Rexhep Bislimi” të Ferizajt. Zyrtarët kanë thënë se përfituesit do të pajisen me kontratë 3-vjeçare për shfrytëzim dhe në rast se ata krijojnë mundësi për të bërë zgjidhje të çështje të banimit banesa do t’u jepet ndonjë tjetri me kushte të rënda, por që titullar i banesave, sipas ligjit, nuk do të mund të bëhet askush, duke hedhur poshtë mundësinë e shitjes së tyre apo tjetërsimit, dhënies me qira.

Ndër kriteret që janë përmendur nga kryesuesi i komisioni Hashani, ka qenë edhe kriteri themelor, që aplikuesi duhet të jetë banor i Ferizaj para vitit 1995. Sipas të dhënave që ofroi komisioni asnjë kategorie shoqërore nuk i është dhënë ndonjë përparësi, përveç familjeve të dëshmorëve, të cilat që në start fitojnë 10 poena më shumë se tjerat.

13708266_1220740771294077_1187151128859832907_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img