12,05,2024

Për 1 maj punon vetëm një ekip i KRM “Pastërtia”

Must Read

Përmes një njoftimi,KRM “PASTËRTIA” Sh.A. Ferizaj, me njësitë e saja në Kaçanik dhe Shtime,  ka  njoftuar të gjithë klientët  se   me rastin e festës shtetërore (Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve) me datë 01.05.2017 (E Hënë) nuk do të punohet, përveç ekipit kujdestarë të  Operativës dhe punëtorët e Sigurimit. Ekipi kujdestar në Ferizaj, atë ditë do të operojë vetëm në dy rrugët kryesore të qytetit, gjegjësisht në rrugën ”Ahmet Kaçiku” dhe ”12 Qershori, sipas orarit të ditëve të vikendit për këto dy rrugë.   Njësia Operative e Shtimes gjithashtu do të ketë të angazhuar vetëm një ekipë kujdestare, e cila do të pastrojë vetëm qendrën e qytetit.   Ndërkaq, Njësia Operative e Kaçanikut do të operojë me orar të plotë.

KRM “Pastërtia”, ju uron të gjithë punëtorëve 1 MAJ-in!    

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Komuna e Ferizajt ndan 260 serra për ferizajasit

Komuna e Ferizajt, respektivisht Drejtoria e Bujqësisë ka bërë publikimin e përfituesëve të serrave 50 m2 për vitin 2024. Ky...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img