Pentagoni ka njoftuar se një prej komandantëve kryesor të grupit militant, Shteti Islamik që është besuar se është vrarë më parë gjatë këtij viti, mesiguri ka qenë i pranishëm gjatë një takimi të IS-it në afërsi të Mosulit në Irak.
Ky takim ishte goditur prej sulmeve ajrore gjatë fundjavës.
Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook, ka thënë më 14 korrik se Shtetet e Bashkuara ende janë duke u munduar ta konfirmojnë nëse Omar al Shishani është vrarë gjatë sulmeve të 10 korrikut derisa është takuar me 16 liderë të tjerë të IS-it.
Megjithë deklarimet në muajin mars se rusi me mjekërr të kuqe që e ka pseudonimin “Çeçeni Omar” është vrarë nga plagët e shkaktuara nga sulmi ajror në atë kohë, Cook ka thënë se SHBA-të kanë pasur indikacione së fundi se ai në fakt nuk është i vdekur, dhe se ai mund të jetë i pranishëm në takimin e 10 korrikut.
Ushtria më pas e ka sulmuar atë nga ajri, ka thënë Cook dhe kësaj radhe sulmi ka qenë i suksesshëm.
Shteti Islamik ka njoftuar më 13 korrik se Shishani është vrarë në betejë në Irak.
Pentagoni ka thënë se Shishani ka qenë “ministër i luftës” i IS-it, duke ofruar 5 milionë dollarë për vrasjen e tij.