Ferizaj– PDK në Ferizaj,në një konferencë për media ka akuzuar ish-drejtorin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Xhemajl Reçica, për, siç u tha, skandalet që ka pasur gjatë kohës sa ka udhëhequr me këtë drejtori.
Burim Bajrami nga departamenti i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të PDK-së, tha se Reçica e filloi dhe e mbaroi mandatin me keqpërdorime.
’’E filloi punën me skandalin e bletëve dhe mungesën e dokumetacionit përkatës për karantinë dhe as që mori mundin ta korigjoi gabimin dhe të bëjë verifikimin e dokumenteve. Kësisoj bletët u shpërndan ashtu si deshi dhe i konvenoi drejtorit dhe ashtu siç e kërkoi partia dhe strukturat e saj drejtuese. Për çudi kjo ndihmë u reduktua në vitin në vazhdim duke u dhënë fermerëve vetëm koshere të bletëve dhe ushqim për to. Duke mos i bërë shumë përshtypje deklaratat tona, gjetjet tona ky drejtor (tashmë i pensionuar) vazhdoi punën e tij me veshët mbyllur për ta çuar misionin e tij deri në fund, misionin që qëllim të vetëm kishte rehatimin e bashkëpunëtorëve, bashkëpartiakëve e militantëve partiak me para të shtetit ’’,shprehet Bajrami.
Bajrami shtoi se kryetari Sfarqa e përcolli me nxitim Reçicën në mënyrë që atë ta zëvendësoj me, siç shprehet ai , të përkëdhelurin e tij Ismet Vranovcin.
‘’Në fund me ti mbushur të 65-at si me nguti dhe me një ëmbëlsirë e përcolli drejtorin në pension, jo pse nuk kishte të drejtë ligjore ta mbante në punë edhe më tutje, por i vlonte dëshira e kahmotshme për ta zëvendësuar me njeriun më të përkëdhelur të tij që nga fillimi i mandatit z.Ismet Vranovcin ’’‘ tha Bajrami.
PDK e Ferizajt, tha se shpreson që fajtorët për keqpërdorime të ndëshkohen dhe të shkojnë në pension bashkë me drejtorin Reçica