28,07,2025

PDK: Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural , shkelje e rregullave zgjedhore, cenim i të drejtës autoriale

Must Read

Ferizaj.06.06.2017.  PDK,dega në Ferizaj,përmes një komunikate  ka reaguar në lidhje me vendosjen e një baneri elektoral  i cili ka muluar atë. PDK këtë e ka quajtur  shkelje të  rregullave  zgjedhore  dhe cenim  të drejtave autoriale. 

Komunikateën e plotë të PDK-së mund ta lexoni në vazhdim:

Vendosja e banerit të kandidatit të LDK-së mbi mural ngjallë reagime të ashpra në Ferizaj

06 qershor 2017: Sot, në orët e hershme të mëngjesit, qytetarët janë zgjuar me ekspozim publik të shkeljes ligjore dhe morale nga ana e kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK-së) z. Blerim Grainca. Fjala është për vendosjen e një baneri të dimensionit të madh të vendosur në një pjesë mjaft të frekuentuar të qytetit si dhe më flagrantja, e vendosur kjo mbi një mural, që është vepër publike e mbrojtur me rregullativa ligjore lokale dhe qendrore.

Ky akt në vetvete paraqet shkelje të rregullave zgjedhore, cenim të të drejtës autoriale, për të cilën gjë autori/ja e muralit mundet të inicojë procedurë gjyqësore për një akt të tillë, si dhe keqpërdorimin e pushtetit komunal, kjo për faktin se me pushtetin politik në Komunën e Ferizajt, qeveris LDK-ja, dhe aq më skadaloz është fakti se kandidati për deputet z. Grainca, është në lidhje të afërt familjare (djali i vëllaut) me kryetarin e shtabit zgjedhor të LDK-së në Ferizaj z. Faik Grainca.

Qyteti i Ferizajt, është qytet që për simbolikë ka një mural, andaj aktet e tilla, të njollosjes politike të një vepre publike, janë fyerje për qytetarët dhe provokim i inicidenteve mes grupeve politike, pjesë e garës zgjedhore.

Përfundimisht një akt i tillë nga kandidati për deputet z. Grainca, shkel rregullat zgjedhore për formën dhe vendin e ekspozimit, shkel legjislacionin në fuqi që mbron të drejtën e pronësisë intelektuale, – të drejtën e autorit, si dhe njollos një simbolikë të qytetit, i cili identifikohet me murale.

Organet monitoruese të procesit zgjedhor, mekanizmat institucional dhe joqeveritar, ekipin e realizimit të murale (Festivali i Muraleve) duhet që t’a denoncojnë një akt të tillë si dhe të merren masa konform rregullativës ligjore në fuqi.

Shtabi Zgjedhor i Degës së PDK-së

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Bibaj të Ferizajt, lëndohet një person

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku si pasojë një person është...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img