18,11,2024

PDK: Vazhdojnë emërimet politike në shkollat e Ferizajt

Must Read

Përmes një komunikate për medie PDK dega në Ferizaj ka akuzuar kryetarin e Ferizajt se po bënë emërime politike nëpër pozita udhëheqëse. Më këtë rast PDK ka përmendur emërimin e drejtorëve  pa konsultime më Drejtorinë e Arsimit dhe pa konkurse.

Komunikatën e plotë lëshuar nga PDK mund ta lexoni në vazhdim

Kryetari i Komunës z.Sfarqa, nga rënia e qeverisë dhe formimi i koalicioneve parazgjedhore e këtej, është duke përdor fshesën e hekurt në “pastrimin” e drejtuesve të shkollave. Me pa aftësinë e tij menaxheriale dhe tendencat ekstreme në politizimin e vazhdueshëm të shkollës shqipe në Ferizaj, Sfarqa shfrytëzon paturpësisht fushatën zgjedhore për të atakuar edhe shkollat, duke bërë ushtrues detyre njerëzit e tij të besuar. Fakti që këto emërime bëhen pa asnjë konsultë me Drejtorinë Komunale të Arsimit (organin përgjegjës për vlerësimin e performancës së drejtorëve të shkollave) është dëshmia më e mirë e shpërfaqjes primitive të qeverisjes Sfarqiane. Kryetari Sfarqa nuk ka lejuar me kohë shpalljen e konkurseve të rregullta, me të vetmin qëllim që t’i mbajë në presion drejtorët që ishin në detyrë, ndaj të cilëve vazhdimisht ka kërkuar servilizëm e bindshmëri politike.
Prandaj, emërimi i ushtruesve të drejtorëve edhe në shkollat ku drejtorët paraprak kanë qenë shumë të suksesshëm, si psh në shkollën “Ganime Tërbeshi”, më shumë ngjanë në vendosjen e masave të dhunshme, se sa në përpjekjet për të vendosur cilësi. Por, si duket e kaluara e kryetarit Sfarqa ka bërë që ky njeri të mos mund të dalë nga mendësia totalitare, pjesë e së cilës ishte gjatë viteve të 80-ta.
Jemi të bindur që këto veprime të turpshme, të ndërmarra nga Kryetari Sfarqa, janë bërë nën presionin e panikut të humbjes së sigurt të zgjedhjeve të 11 Qershorit. Veprime të tilla, për PDK-në dega në Ferizaj, janë të pa pranueshme, sepse nuk arsyetohen në asnjë rrethanë dhe asnjë kohë.
Prandaj, apelojmë tek të gjithë mësimdhënësit që mos të pranojnë të shndërrohen në klientelë të kryetarit në shkuarje, sepse me këto veprime ata nuk i bëjnë nderë as vetës dhe as familjes, e shoqërisë së tyre. Ju, të nderuar mësimdhënës, nuk e meritoni të keqpërdoreni nga ky kryetar në shkuarje dhe të pranoni të jeni vegla që përdoreni si masa të dhunshme. Besojmë që tanimë e keni kuptuar se kryetari Sfarqa përmes këtyre emërimeve po tenton kontrollimin e Qendrave të Votimit. Por, të gjitha këto përpjekje të tij do të jenë të kota, sepse me masa të dhunshme nuk mund të ndikohet në vullnetit e qytetarëve.
Kjo fushatë e Muharremizimit të shkollave shqipe në përfundim të vitit shkollor dhe në kohën e fushatës zgjedhore, është pritur me shumë shqetësim nga nxënësit dhe prindërit e tyre.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident në Ferizaj, përfshihen tri vetura – lëndohen 5 persona

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img