16,10,2024

PDK: Svarqa nuk e di çka është zhvillimi ekonomik

Must Read

Partia Demokratike e Kosovës në Ferizaj, ka akuzuar kryetarin Muharrem Svarqa për mosrealizim të premtimeve që kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik. Sipas Medain Hashanit, nga ky subjekt politik, Svarqa nuk e di çka është zhvillimi ekonomik.

“Gjatë qeverisjes së PDK-së kanë qenë të miratuara me buxhetin e vitit 2014 dhe në vazhdimësi subvencionet VAUCHER, në shumën prej 300.000.00€ për çdo vit, ku çdo ndërmarrje e komunës sonë ka patur mundësi të aplikoj dhe të marrë subvencione në para të gatshme varësisht nga numri i vendeve të reja të punës që do të krijonte në biznesin e tij. Kryetari në ikje me rishikimin e parë të buxhetit të vitit 2014 i ka hequr këto mjete nga buxheti dhe asnjëherë nuk janë paraparë nga ky kryetar në buxhetin e komunës si rezultat i mosdijes së aplikimit të formës së këtij lloj financimi”,tha Hashani.

Hashani duke përmendur premtimet e parealizuara të kryetarit të Ferizajt, tha se shumë prona janë destinuar për zhvillim ekonomik, me qëllim të krijimit të vendeve të reja të punës, mirëpo, sipas tij, të gjitha ato kanë mbetur vetëm në letër.

“ Shumë prona janë destinuar për zhvillim ekonomik dhe janë përkrahur edhe nga ne si opozitë me qëllim të zvogëlimit të papunësisë dhe krijimit të vendeve të reja të punës, por mungesa e një programi të detajuar për zhvillim ekonomik të kryetarit në ikje ka ndikuar që ato prona vetëm të ndahen për zhvillim ekonomik dhe ende nuk kemi asnjë investitorë serioz që ka investuar. Pra ato vendime të Kuvendit Komunal të cilat e obligojnë kryetarin në ikje të Ferizajt të zbatohen në praktikë kanë mbetur vetëm në letër”,tha Hashani.

Hashani tha se nga mbi 26 milionë euro sa është buxheti i komunës së Ferizajt për vitin 2017, vetëm 1.31 % e këtij buxheti është orientuar për zhvillim ekonomik.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img