26,12,2024

PDK: Qeverisja e dështuar e Ferizajt rrezikon jetën e dhjetra mijëra qytetarëve

Must Read

Sot qytetarët e Komunës së Ferizajt janë zgjuar nën mëshirën e fatit. Si pasoj e këqqeverisjes dhe papërgjegjësisë ekstreme të kryetarit Sfarqa, pothuaj e tërë komuna e Ferizajt është e bllokuar nga reshjet e borës, duke rrezikuar seriozisht jetën e mijëra e mijëra qytetarëve,. Ky pushtet i papërgjegjshëm , në vend që të angazhohej në vazhdimësi dhe të bënte përgaditjet serioze për një situatë të tillë , mundohet ti manipuloj qytetarët e Ferizajt duke improvizuar mbledhje të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi.
Ku ishin deri më tani kryetari i Komunës dhe bashkëpuntorët e tij ??, për tu interesuar se sa janë kryer përgatitjet teknike për një situatë të tillë. Në vazhdimsi, ne si parti kemi ngritur shqetësimin për qeverisjen jo serioze dhe të papërgjegjshme, qeverisje kjo e fokusuar vetëm në përfitimet materiale të kryertarit dhe njerëzve afër ti . Sa e sa herë kemi bërë me dije se ky kryetar dhe kjo qeverisje janë të zhytur thellë në korrupsion dhe keqpërdorime dhe se janë në gjendje që për interesa të ngushta familjare të rrezikojnë jetën e qytetarëve të Komunës së Ferizajt
Kur nje kryetari qëllim i vetëm i bëhet ndarja e tenderëve familjarëve dhe të afërmeve të tij pavarsisht se sa ata i plotësojnë kushtet , është dëshmija më e mirë se ky pushtet dhe ky kryetar nuk e ka hallin e qytetarit.
Vet fakti që njëri nga nënkontraktorët e pastrimit të rrugëve në fshatra është daja i kryetarit Sfarqa, dëshmon se tanimë kjo qeverisje lokale ka degraduar në maksimum. Një pushtet i cili për përfitime materiale , klienteliste dhe familjare është në gjendje të rrezikoj jetërat e mijera qytetarëve , më shumë ngjan në një pushtet të papërgjegjshëm se sa një qeverisje në interes të qytetarit.
Në një situatë të pashpresë për ndihmë nga kjo qeverisje e papërgjgjshme Komunale, qytetarëve ju mbetet që të vet organizohen për ta përballuar sa më lehtë këtë gjendje të rendë.
E gjithë kjo situatë e rëndë e krijuar kërkon edhe marrjen e përgjegjësisë nga shkaktarët kryesor , prandaj dorëheqja e kryetarit Sfarqa dhe “sejmenëve” të tij përgjegjës do të ishte një akt moral i ndjenjës së përgjegjësisë.

Gazmend Bytyçi
Sekretar për marrëdhënie me publikun

15879171_10212289874232199_852440602_n 15910122_10212289874072195_1822015782_n-1

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img