Sipas PDK-së, në qendër të qytetit të Podujevës, në rrugën “Zahir Pajaziti”, është uzurpuar prona publike e cila gjendet në mes të dy blloqeve të banesave kolektive dhe është kthyr në objekt afarist – biznes privat, ndërsa ka vite që vazhdon të funksionoi si kafiteri, ndërsa komuna e toleron këtë uzurpim, si kundërvlerë për votën dhe besnikërinë ndaj subjekti politik të LDK-së, në Podujevë.
Rasti tjetër, sipas PDK-së është ndërtimi i shtëpisë së banimit në pronë publikë nga ana e deputetit të LDK-së, ndërtim ky i cili kishte ndodhur në kohën sa ushtronte detyrën e zyrtarit në Komunën e Podujevës.
“Për arsye të abuzimeve dhe uzurpimeve të pronave publikë, PDK-ja dega në Podujevë, nëpërmjet rrugëve institucionale ka kërkuar listën e pronave të komunës së Podujevës. Ne si PDK kemi pranuar një listë pronash, por ajo na është dhënë e gjymtë duke i fshehur pronat në qytet, për çka ne si subjekt politik duke ndjekur rrugët ligjore kemi bërë kallëzim penal në Prokurorinë e Shtetit’, thuhet mes tjerash në kumtesën e PDK-së.
Partia Demokratike e Kosovës, dega në Podujevë thotë se vazhdon të jetë e përkushtuar për mbrojtjen e interesave qytetare dhe nxjerrjen në shesh të abuzimeve me pasurinë publike, qoftë ajo materiale, paluajtshmëri apo financiare.
“Të bindur dhe me vendosmëri të plotë, bazuar në fakte dhe prova, në mënyrë të pandërprerë PDK dega në Podujevë do të bëjë publike çdo shkelje e cila shkon në dëm të interesave qytetare, pasi që dy rastet e paraqitura më lart, nuk janë të vetmet”, përfundon komunikata e kësaj partie. /Lajmi.net/